Mourinho armiku më i madh për Fabregasin

Futboll

Mourinho armiku më i madh për Fabregasin

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:31
Mourinho

Mesfushori i Chelsea, Cesc Fabregas, ka folur në lidhje me ish-trajnerin dhe “armikun” e tij Jose Mourinho. Njeriu që e mori spanjollin në “Stamford Bridge”, duke e shtyrë të refuzonte ofertën e Arsenal, u bë më pas kundërshtari i mesfushorit spanjollit. Fabregas ishte një talent i ri te Arsenal, që e mbylli kampionatin në vendin e dytë në vitin 2005, kur Mourinho fitoi titullin e parë në Premier League me Chelsea, dhe një sezon më pas u rendit në vendin e katërt.

“Ai ishte armiku im kur ishte në drejtimin e Real Madrid dhe unë luaja me Barcelonën dhe përpara e kisha sfiduar me fanellën e Arsenal kur ishte te Chelsea dhe dilte kampion. Doja ta mposhtja me çdo kusht, sa herë luaja kundër tij, – tha Fabregas për “Vanity Fair”. – Më pas punova me të te Chelsea dhe do ta kisha ndjekur deri në vdekje. Mësova shumë prej tij dhe do të kem një kujtim pozitiv për Mourinho, gjithmonë, pavarësisht se e nisa karrierën me dëshirën për ta mposhtur armikun.”

Në vitin 2015, Fabregas dhe Mourinho fituan së bashku titullin kampion me Chelsea, ndërsa në fillim të sezonit pasardhës, portugezi u shkarkuar dhe tani Cesc po punon me Antonio Conte. “Kam gjetur lumturinë personale te Chelsea, – tha spanjolli. – Familja ime është përshtatur shkëlqyeshëm në Londër dhe ky është një qytet fantastik që më transmeton dashuri dhe pasion. Faktikisht më mungojnë disa miq në Barcelonë, por për momentin ndihem në qiellin e shtatë që luajë për kampionët e Anglisë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat