Hasi, kandidat serioz për stolin e Kombëtares së Austrisë

Futboll

Hasi, kandidat serioz për stolin e Kombëtares së Austrisë

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 15:42
Trajneri shqiptar nga Kosova, Besnik Hasi

Trajneri shqiptar nga Kosova, Besnik Hasi është kandidat për ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Austrisë.

Besnik Hasi shumë shpejtë mund të bëhet me skuadër të re pas shkarkimit nga ekipi e madh grek, Olympiacos.

Sipas gazetës sportive “Panorama Sport”, Besnik Hasi është kandidat për ta marrë drejtimin e përfaqësueses së Austrisë.

Hasi thuhet se në fund të vitit mund ta zëvendësoj trajnerin zviceran, Marcel Koller, i cili pritet të largohet në fund të vitit pas dështimit për të kualifikuar përfaqësuesen e Austrisë në Botërorin e Rusisë.

Por, gjatë kësaj jave, mediat belge kanë raportuar se Hasi është kandidat për ta marrë drejtimin e skuadrës belge, Kortrijk.

Mbetet të shihet se cilës skuadër do ta drejtoj Hasi pas aventurave dëshpëruese te Olympiacosi dhe Legia Warsawa.

Ndryshe, Hasi në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrën belge, Anderlecht, ku ka fituar edhe titullin kampion në Belgjikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat