Derbi pa fitues në Gjilan

Futboll

Derbi pa fitues në Gjilan

Nga: K.Goca Më: 20 tetor 2017 Në ora: 16:04
Florent Hasani

Drita lëshoi një mundësi të mirë që t’i ndalë tri pikë, ndërsa Trepça ’89 nga Mitrovica kishte rastin e artë në minutën e 89-të, kur futbollisti i saj Florent Hasani nuk qe i saktë nga penalltia. Derbi në Gjilan përfundoi me rezultat 1:1. Kampioni në fuqi, Trepça ’89 nga Mitrovica u kthye me një pikë, me pak fat do të kishte në xhep edhe të tria, por fajtorë për këtë është portieri Leotrim Rexhepi që e priti penalltinë.  Florent Hasani kalon portierin dhe shënon për epërsinë e mitrovicasve pikërisht në minutën e 21-të. Në minutën e 71-të, Kastriot Rexha goditi bukur, kurse Chibuze shënoi autogol, 1:1

Dy minuta pa përfunduar takimin, Bujar Shabani luan me dorë, gjyqtari akordon penallti. Floren Hasani merr përgjegjësinë të gjuajë nge penalltia, të cilin e mbrojti portieri Rexhepi. Në minutën e 90+4 përjashtohet nga loja Bujar Shabani. Drita është në vend të pestë me 17 pikë aq sa ka edhe Trepça ’89 në pozitën e gjashtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat