Jashanica befason të gjithë, UEFA ka një lajm të madh për të - Bota Sot
Jashanica befason të gjithë, UEFA ka një lajm të madh për të

Futboll

E diel, 19 nëntor 2017

Jashanica befason të gjithë, UEFA ka një lajm të madh për të

Nga: K.G. Më: 20 tetor 2017 Në ora: 17:14
Ilustrim

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Bajram Jashanica, anëtar i Skënderbeut nga Korça, është në formacionin më të mirë të xhiros së tretë të Europa League. UEFA ka përzgjedhur formacionin më të mirë, ku është përfshirë Jashanica, i cili bëri paraqitje të jashtëzakonshme kundër Partizanit nga Beogradi, në takimin që përfundoi me rezultat 0:0. “Jashanica bëri hapa të rëndësishëm në klasifikim, pasi skuadra shqiptare mbajti të pastër portën kundër Partizanit të Beogradit.

Shtatë ndërhyrje, pesë duele ajrore të fituara dhe katër largime, ishin vetëm disa nga statistikat mbresëlënëse të mbrojtësit të Skënderbeut”-shkruan UEFA në faqen zyrtare të saj. Në 11-shin e javës janë: Anestis (AEK), Jashanica (Skënderbeu), Shomko (Astana), Moti (Ludogorets), De Ia Bella (Sociedad), Xabi Prieto (Sociedad), Milinkoviq-Saviq (Lazio), Iliçiç (Atalanta), Rigoni (Zenit), Kabananga (Astana) dhe Willian Jose (Sociedad).

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test