Spalletti: Jemi në gjendje të luajmë si të barabartë me Napolin - Bota Sot
Spalletti: Jemi në gjendje të luajmë si të barabartë me Napolin

Futboll

E enjte, 23 nëntor 2017

Spalletti: Jemi në gjendje të luajmë si të barabartë me Napolin

Më: 20 tetor 2017 Në ora: 19:01
Luciano Spalletti

Në vigjilje të super sfidës Napoli-Inter, e cila do të luhet nesër në orën 20.45 në stadiumin “San Paolo” të Napolit Luciano Spalletti trajneri i zikaltërve flet hapur në konferencën për shtyp duke deklaruar për provën e vështirë që skuadrën e tij e pret në Napoli:

“Lojtarët tanë e kanë kaluar provën e tyre. Ne jemi aty lart për objektivat tona dhe i kemi studiuar me detaje, do luftojmë me Napolin si të barabartë pavarësisht se nuk do të jetë e thjeshtë. Ata janë një skuadër tepër e fortë dhe këtë fakt e kanë treguar javë pas jave me paraqitjet e tyre”. Më pas tekniku italian i Interit foli edhe për organikën që ka në dispozicion duke thënë:

“Ne nuk kemi shumë lojtarë por jemi ndërtuar për të vazhduar rrugëtimin tonë për objektivat tona. Të gjithë lojtarët tanë janë me kualitet të lartë për t’i ballë edhe kësaj sfide delikate që na pret.

Jemi në gjendje të luajmë si të barabartë me Napolin për shkak se ata luajtën në mesjavë në Champions League edhe janë më të lodhur fizikisht gjithashtu edhe në gjendjen e tyre psikologjike kurse ne jemi tepër të freskët për ta luajtur këtë sfidë”, përfundoi tekniku i Interit Spalletti.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test