Trajneri i Prishtinës: Nga java në javë të zvogëlojmë gabimet

Futboll

Trajneri i Prishtinës: Nga java në javë të zvogëlojmë gabimet

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 12:37
Mirel Josa

Prishtina është lideri i ri në elitën e futbollit. Pas fitores me rezultat 4:0 kundër Besës nga Peja, Prishtina merr kreun me 21 pikë, duke lënë pas Llapin me 20 sosh. “Mua thjesht nuk më intereson shumë vendi i parë momental, por ecuria e skuadrës nga ndeshja në ndeshje. Dhe hymë në ndeshje me probleme të mungesave, por lojtarët të cilët luajtën e plotësuan detyrat ashtu siç duhet dhe e uroj skuadrën për këtë hap që bënë. Pavarësisht nivelit të kundërshtarit, mua më pëlqeu se si skuadra ime e vlerësoi ndeshjen dhe duke vlerësuar kundërshtarët ne fundi i fundit e respektojmë veten tonë. Ndërsa, s’mund të vlerësoj dallimin e cilësisë, sepse edhe na patëm problemet tona ashtu siç kanë edhe skuadrat më të mëdha, por mua më intereson që nga java në javë të zvogëlojmë gabimet e të përmirësojmë lojën tonë”, tha Josa për faqen e FC Prishtina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat