Ajeti protagonist i fitores së kampionit të Zvicrës

Futboll

Ajeti protagonist i fitores së kampionit të Zvicrës

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2017 Në ora: 14:00
Albian Ajeti

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, vazhdon me formën e lartë të tij dhe është protagonist i fitores së kampionit në fuqi, Baseli, me rezultat 2:1 kundër Thun-it. Në një atmosferë të jashtëzakonshme Baseli arkëtoi tri pikë duke iu falënderuar edhe Ajetit që dha maksimumin.

Në minutën e 36-të, Zuffi shënoi për 1:0, ndërsa Ajeti me një depërtim futet në 16-sh dhe me një goditje mjeshtërore la të shtangur portierin rival, 2:0 në minutën e 61-të. Pas shtatë minutave  Costanzo nga penalltia e ngushtoi humbjen në 2:1. Taulant Xhaka dhe Ajeti luajtën standardë, ky i fundit u zëvendësua në minutën e 65-të. Ajeti deri me tash ka shënuar pesë gola në kampionat, dy prej se ka ardhur në fanellën e Baselit, e cila mban vendin e dytë me 21 pikë të mbledhura pas 12 jave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat