Muller alarmon Bayernin

Futboll

Muller alarmon Bayernin

Më: 22 tetor 2017 Në ora: 15:06
Thomas Müller

Thomas Müller është lojtari i radhës i dëmtuar te Bayern. Mesfushori ofensiv gjerman pëson rrallë dëmtime, por të shtunën, në Hamburg, u ndal nga një i tillë.

Sipas informacioneve të revistës “Sport Bild”, kampioni i botës nuk do të jetë gati për ndeshjen e radhës në kampionat me Leipzig-un dhe as tri ditë më vonë në Kupën e Gjermanisë. Müller ndjen dhimbje në kofshë. Bayern ende nuk e di me siguri të plotë se sa gjatë do të mungojë ai. Sot do të kryhen ekzaminime të tjera për të kuptuar se sa rëndë është dëmtuar.

Bavarezi u desh të linte lojën përgjysmë, edhe pse dha asistin e golit të vetëm të fitores.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat