Berisha asistoi për barazimin e Salzburgut

Futboll

Berisha asistoi për barazimin e Salzburgut

Nga: K.Goca Më: 22 tetor 2017 Në ora: 16:44
Berisha gjatë një ndeshje

Skuadra e Salzburgut u kthye me një pikë në përballje me Admira-n, ku barazuan me rezultat 1:1, në ndeshjen e javës së 12-të të Kampionatit të Austrisë në futboll. Reprezentuesi i Kosovës , Valon Berisha për mrekulli asistoi deri te Schlager i cili nga afërsia kaloi në epërsi Salzburgun. Vendasit kundërpërgjigjen shpejt dhe barazuan rezultatin 1:1 pikërisht në minutën e 17-të, kur Knasmullner ka qenë i pagabueshëm nga penalltia. Berisha luajti standard, kurse Salzburg është në vend të dytë me 25 pikë, tri me pak se lideri Sturm, kurse Admira është në pozitën e pestë me 18 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat