Roma mund Torinon, Milani zhgënjen

Futboll

Roma mund Torinon, Milani zhgënjen

Nga: Kemajl Goca Më: 22 tetor 2017 Në ora: 17:02
Pemja nga ndeshja

Roma përforcon hapin për kreun e tabelës me importimin e tri pikëve nga Torino. Romakët shënuan fitore me rezultat minimal 1:0 ndaj Torinës. Në minutën e 69-të, Kolarov nga gjuajtja e lirë rreth 22-23 metra shënon gol të bukur për fitoren e skuadrës romake.

Roma ngjitet në vend të pestë me 18 pikë, kurse Torino është në pozitën e 10-të me 13 sosh. Milani zhgënjeu si vendas, luajti pa gola (0:0) me Genoa. Në minutën e 25-të, Leonardo Bonucci u përjashtua nga loja pas një ndërhyrje josportive dhe Milani mbeti me një futbollist me pak, për çka i kushtoi në vazhdim të lojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat