Derbi i Rrafshit të Dukagjinit në Prizren

Futboll

Derbi i Rrafshit të Dukagjinit në Prizren

Nga: K.Goca Më: 23 tetor 2017 Në ora: 19:32
Lojtarët e Lirisë

Liria nga Prizreni dhe Vëllaznimi nga Gjakova do të masin forcat në mes vete, në ndeshjen që luhet nesër në orën 13.30 në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren. Derbi i Rrafshit të Dukagjinit apo i rivalëve të vjetër, pritet me kërshëri të madhe nga dashamirët e kësaj loje. Liria po kalon në formë të mirë e cila renditet në vend të tretë me 20 pikë, dy më shumë se Vëllaznimi që mban pozitën e shtatë në elitën e futbollit. Nesër takohen: Liria-Vëllaznimi, të mërkurën: Drita-Prishtina, Flamurtari-Trepça ’89, Drenica-Llapi dhe të enjten: Besa-Gjilani e Vllaznia-Feronikeli. Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13.30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat