E mahnitshme: 730 milionë njerëz do ta shikojnë ndeshjen Milan-Juventus

Futboll

E mahnitshme: 730 milionë njerëz do ta shikojnë ndeshjen Milan-Juventus

Më: 27 tetor 2017 Në ora: 14:26
Pamje nga një ndeshje

Milan dhe Juventus do të përballen nesër, në San Siro nga ora 18:00, në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë të Serie A

Të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur. Por, tifozët të cilët nuk kanë mundur ta sigurojnë një biletë për këtë takim atëherë sytë duhet t’i drejtojnë nga televizori.

Sipas Cacliomercato.com këtë ndeshje do ta transmetojnë mbi 200 kanale televizive në mbarë botën.

Në bazë të një parallogaritje, ndeshje mes Milanit dhe Juventusit do të shikohet nga 730 milionë njerëz në mbarë botën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat