Montella flet pas humbjes së Milanit nga Juventusi

Futboll

Montella flet pas humbjes së Milanit nga Juventusi

Më: 28 tetor 2017 Në ora: 22:38
Vicenzo Montella

Vicenzo Montella është deklaruar pas humbjes së Milanit në shtëpi nga Juventusi.

‘Rossonerët’ në ‘San Siro’, janë mundur 0-2 nga Juventusi në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A.

Për trajnerin e Milanit, kjo ndeshje ishte e balancuar, me Higuainin që bëri diferencën, me dy golat e shënuara.

“Ishte një ndeshje shumë e balancuar, një që ne luajtëm në mënyrë të barabartë me Juventusin, por diferenca u bë nga Higuain me dy gola të mëdha”, tha fillimisht Montella për Mediaset Premium.

“Sa më përket mua, skuadra bëri një paraqitje të mirë, ishim pak të lodhur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat