Higuain barazon rekordin e Ibrahimovicit

Futboll

Higuain barazon rekordin e Ibrahimovicit

Më: 29 tetor 2017 Në ora: 10:06
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain ka arritur një rekord të madh pas dy golave të shënuar ndaj Milanit në San Siro

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain është bërë vetëm futbollisti i dytë që shënon mbi 100 gola në top pesë ligat e mëdha evropiane.

Argjentinasi me dy golat ndaj Milanit ka arritur të shënoi 101 gola në Serie A, prej tyre 71 me Napolin dhe 30 me Juventusin.

Ai po ashtu ka shënuar edhe 107 gola në La Ligan spanjolle me Real Madridin ën periudhën 2007-13.

Para tij këtë e kishte arritur vetëm sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka shënuar mbi 100 gola në Serie A dhe Liguee 1 të Francës me Juventus, Inter, Milan dhe PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat