Drenica barazoi në fund në Gjakovë

Futboll

Drenica barazoi në fund në Gjakovë

Nga: K.G. Më: 29 tetor 2017 Në ora: 15:06
KF Drenica

Vëllaznimi nga Gjakova dhe Drenica nga Skenderaj ndanë pikët, duke barazuar me rezultat 1:1.  Gjakovarët ishin afër fitores, por në çastet e fundit atë ia mohoi lojtari Visar Berisha. Në minutën e 42-të, Semir Zeneli shënoi për epërsinë 1:0, ndërsa Berisha e barazoi rezultatin 1:1 në minutën e 88-të.

Vëllaznimi është në vend të shtatë me 18 pikë, ka tri më shumë se Drenica në pozitën e nëntë pas 13 jave në Kampionatin e Kosovës në futboll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat