Skënderbeu në midis Beogradit

Futboll

Skënderbeu në midis Beogradit

Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 11:34
Lojtarët e Skënderbeut

Skënderbeu nga Korça mbërriti në orët e para të mëngjesit në Beograd për sfidën e kësaj të enjteje me Partizanin e Beogradit e vlefshme për grupet e Europa League.

3 vjet pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, pritja e një skuadre shqiptare në Beograd ishte sërish nën masa të rrepta sigurie dhe pse këtë herë mungonin forcat ushtarake, një ogur i mirë se ndoshta do të ketë një klimë më pozitive dhe gjithcka do të vendoset brenda katërkëndëshit të lojës, shkruan SS.

Bashkë me ekipin, në delegacionin prej rreth 50 personash, udhëtuan drejt Beogradit dhe 7 policë privatë dhe dy efektivë të policisë së shtetit, për të bërë më të sigurt qëndrimin e ekipit korcar në kryeqytetin e Serbisë.

Në aeroport u vunë re forca të shumta policore, ndërsa ekipi u shoqërua drejt hotelit gjatë gjithë rrugës nga policia vendase. Skuadra është akomoduar në hotelin, “Crowne Plaza”, që gjithashtu është i rrethuar me forca të shumta policie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat