Skënderbeu i drejtohet aeroportit, e rrethuar nga policia

Futboll

Skënderbeu i drejtohet aeroportit, e rrethuar nga policia

Më: 2 nëntor 2017 Në ora: 23:59
Pamje nga mbërritja e bardhekuqve në aeroport.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes me Partizanin e Beogradit, futbollistët e Skënderbeut janë bërë gati të kthehen në Tiranë.

Korçarët do të nisen në orën 01:00 nga aeroporti i Beogradit, me destinacion Tiranën, ndërsa Top Channel disponon edhe fotot e mbërritjes së bardhekuqve në aeroport.

Edhe këtë herë, ashtu si gjatë gjithë periudhës së qëndrimit, autobusi i Skënderbeut është shoqëruar nga forca të shumta policie, që mbeten të angazhuar të përmbyllin me sukses këtë mision.

Ndeshja mes Partizanit të Beogradit dhe Skënderbeut përfundoi me rezultatin 2-0 për skuadrën serbe.

Image
Pamje nga mbërritja e bardhekuqve në aeroport.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat