Pannuci shpalli listën kundër Turqisë

Futboll

Pannuci shpalli listën kundër Turqisë

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 11:49
Lista

Përzgjedhësi i Shqipërisë, Cristian Panucci shpall listën e lojtarëve të cilët ka grumbulluar për ndeshjen miqësore të datës 13 nëntor në Antalia me skuadrën përfaqësuese të Turqisë. Sikundër është bërë tashmë traditë, çdo të premte para grumbullimit, trajneri bën publike listën e lojtarëve. Për këtë ndeshje miqësore, mister Panucci ka grumbulluar 25 futbollistë, ku mund të veçohen lojtarët e rinj, Astrit Ajdareviq që luan me AEK, si edhe Ylber Ramadani që luan në Danimarkë me skuadrën e Veljes. Sipas një rakordimi me trajnerin e skuadrës kombëtare A dhe të U-21, Ylber Ramadani do ti bashkohet skuadrës në datën 
11 nëntor, pasi do të jetë i angazhuar me skuadrën kombëtare U-21 në takimin zyrtar eleminator të datës 10 nëntor në Tiranë. Ndërkaq, në listën e trajnerit Panuçi, nga kampionati shqiptar, përveç portierit Alban Hoxha është edhe futbollisti i Skënderbeut, Sabien Lilaj. Skuadra përfaqësuese e futbollit do të grumbullohet ditën e hënë pasdite në Antalia, ku për 6 ditë do të përgatisë atje edhe ndeshjen miqësore me Turqinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat