Prekazi publikon listën të hënën

Futboll

Prekazi publikon listën të hënën

Më: 3 nëntor 2017 Në ora: 12:50
Pamje nga një konferencë

Të hënën, më 6 nëntor, në orën 10:00, në sallën e konferencave në selinë e FFK-së, përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U-21, Rafet Prekazi, do të mbajë konferencë për media në prag të ndeshjes kualifikuese për Evropianin 2019 kundër Izraelit, e cila zhvillohet më 9 nëntor, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Në këtë konferencë përzgjedhësi Prekazi do ta publikojë listën e futbollistëve me të cilët do t’i kundërvihet Izraelit dhe Azerbejxhanit, si dhe do ta bëjë publike agjendën e Kombëtares U21

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat