Moyes merr drejtimin e West Hamit

Futboll

Moyes merr drejtimin e West Hamit

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 12:55
David Moyes

Pas eksperiencave me Evertonin, Manchester Uniteddhe Sunderland për David Moyes nis një aventurë e re. Skocezi u prezantua si pasuesi i Slaven Biliç në bankën e West Ham United. 

Me “çekanët” Moyes ka nënshkruar një kontratë 6 mujore, pra deri në përfundim të këtij sezoni ndërsa më pas në varësi të rezultateve drejtuesit e West Ham do të vendosin nëse do të rinovojnë ose jo me të. Në fjalët e tij të para si trajner i skuadrës londineze, tekniku skocez theksoi se ai dhe futbollistët kanë nevojë për mbështetjen e fansave. 

West Ham duhet të dalë nga situate e vështirë në të cilën ndodhet në klasifikim ku për momentin rrezikon ndjeshëm rënien nga Premier League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat