Mavraj me mesazh të fortë

Futboll

Mavraj me mesazh të fortë

Më: 7 nëntor 2017 Në ora: 16:52
Mërgim Mavraj

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj shquhet për mesazhet e forta, të cilat shpesh herë zgjedh t’i transmetojë nëpërmjet rrjeteve sociale. Kësaj here 31-vjeçarin e ka kapur nostalgjia nga Antalia ku është i grumbulluar me Shqipërinë.

Mbrojtësi postoi një foto në “Instagram” të shoqëruar me një këshillë. “Në qoftë se dëshironi ta njihni dhe ta doni atdheun tuaj, shkoni në të huajin. Krenar edhe që jemi shumë të çuditshëm.”, shkruante ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat