Renova shumë afër gjysmëfinales

Futboll

Renova shumë afër gjysmëfinales

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 15:45
Pamje nga një ndeshje

Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës është shumë afër gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Futbollistët tetovarë treguan lojë shumë më të mirë se Skopje dhe si rrjedhojë e kësaj triumfuan me rezultat 2:0, në çerekfinalen e parë që u luajt në stadiumin e Qytetit në Tetovë.

Futbollistët Filip Petkovski e Stefan Kostov shënuan për fitoren e Renovës e cila me qetësi do ta presë takimin e kthimit në Shkup përkatësisht me 29 nëntor (në orën 13.00). Përveç Renovës janë edhe dy skuadra tjera në garë për Kupë, Shkupi dhe Shkëndija. KF Shkëndija e pret fituesin e takimit Shkupi-Vardari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat