Messi s’e do Spanjën në grup!

Futboll

Messi s’e do Spanjën në grup!

Më: 8 nëntor 2017 Në ora: 19:04
Messi

Ylli argjentinas, Lionel Messi, nuk e do në grup Spanjën për Kampionatin Botëror. Ai ka disa nga arsyet përse nuk e do Spanjën. “Nuk do të doja të ishim në një grup me Spanjën, që është një nga ekipet të cilat mund të jenë në grupin tonë”, ka thënë Messi. “Për gjithçka që përfaqësojnë, për talentet që kanë, do të më pëlqente t’i shmangia. Do të ishin një kundërshtar shumë i vështirë”, ka thënë ai. Spanja, kampione e botës në 2010-ën, do të jetë në vazon e dytë, bashkë me Anglinë, Kolumbinë, Meksikën dhe Uruguain, kur të hidhet shorti në Moskë me 1 dhjetor. Edhe katër herë kampionët e Italisë, të cilët do të luajnë në “play off” kundër Suedisë, do të përfundonin gjithashtu në vazon e dytë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat