Si do të luajë Italia kundër Suedisë?

Futboll

Si do të luajë Italia kundër Suedisë?

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 14:14
Lojtarët e Italisë

Modulet 4-2-4, 4-3-3 dhe 3-4-3 të provuar nga trajneri Xhampiero Ventura gjatë eliminatoreve nuk kanë ekzaltuar asnjëherë Italinë, prandaj për sfidën ndaj Suedisë ndoshta është koha që të rifreskohen mekanizma dhe lëvizje të një 3-5-2, me të cilin “axurrët” jo vetëm bënë një Europian të shkëlqyer, por në 17 qershor 2016, në Tuluzë, për “Euro 2016”, Italia e Antonio Kontes mundi pikërisht me këtë modul Suedinë e Zlatan Ibrahimoviçit, ndërsa kjo aktualja duket më pak e fortë.

Për të tretën ditë me radhë, “axurrët” kanë vazhduar provat e tyre për transfertën në Stokholm dhe zgjedhjet janë pak a shumë të njëjta. I vetmi lajm i keq është ai i problemit muskulor që ka hasur mbrojtësmesfushori i majtë Spinacola, në vend të të cilit do të luajë Darmian.

Formacioni anti-Suedi nuk pritet që të ketë surpriza të mëdha, me Bufonin në portë; ishtrion juventine Kielini-BonuçiBarzalji në mbrojtje; Darmian, Kandreva, Parolo, De Rosi dhe Verrati në mesfushë (ky i fundit mund të luajë disi më i avancuar), ndërsa në sulm Imobile dhe Zaza janë favoritët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat