Basha nuk mund të riaftësohet dot për Turqinë

Futboll

Basha nuk mund të riaftësohet dot për Turqinë

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 15:52
Migjen Basha

Futbollisti Migjen Basha nuk mund të riaftësohet dot për ndeshjen miqësore me Turqinë, e cila do të luhet më 13 nëntor. Pas disa seancave stërvitore të zhvilluara me lojtarin veçmas skuadrës, me një program të veçantë, mesfushori i ekipit kombëtar është larguar sot nga rezidenca e përfaqësuesja kuqezi në Antalia. Ai do të vazhdojë të ndjekë fazën e rikuperimit pranë klubit të tij. Trajneri Panucci, pas një konsultimi me stafin mjekësor të kuqezinjve, vendosi që lojtari të largohet për shkak se koha e rikuperimit është e gjatë dhe lojtari nuk mund të jetë gati për këtë miqësore. Gjatë këtyre ditëve, Migjen Basha është stërvitur veçmas, por ka rezultuar se koha e riaftësimit të tij zgjat jo pak. Ndërkaq, edhe për efekt kohe, trajneri Christian Panucci nuk do të thërrasë zëvendësues të ri, pas largimit të Bashës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat