Lampard: Chelsea lufton në dy fronte

Futboll

Lampard: Chelsea lufton në dy fronte

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 16:54
Frank Lampard

Manchester City në 11 javët e para është i pamposhtur në Premier League në futboll, e cila ka 10 fitore e 1 barazim, duke kryesuar me 31 pikë, tetë më shumë se vendi i dytë Manchester Utd. Frank Lampard ka pranuar se starti i shkëlqyer i Manchester Cityt në Premier League mund ta bëjë të vështirë për Chelsean mbrojtjen e titullit. “Do të jetë vështirë këtë vit pas këtij starti të Cityt. Realiteti është se ata kanë krijuar distancë në tabelë dhe kanë skuadër të fortë. Mendoj se Chelsea po lufton për dy frontet, në Champions League dhe në Premier League. Mendoj se Chelsea do të jetë konkurrues deri në fund”, ka thënë Lampard.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat