Kosova U-21 nuk i bëri ballë Izraelitëve

Futboll

Kosova U-21 nuk i bëri ballë Izraelitëve

Më: 9 nëntor 2017 Në ora: 19:29
Kosova - Izrael

(E plotësuar) - Kombëtarja e Kosovës U-21 nuk i bëri ballë Izraelit U-21, duke pësuar humbje me rezultat 4:0, në ndeshjen që u luajt në stadiumin "Adem Jashari" në Mitrovicë. Izraelitët dëshmuan lojë shumë të mirë dhe për 45 minuta dy herë realizuan në portën e Kosovës përmes Nachmias (15') e Weissman (44').

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 58-të Dasa dhe Plakushchenko (90+2') thelluan fitoren në 4:0, duke i siguruar tri pikë të mëdha kombëtares izraelite.

Kosova deri me tash ka dy fitore e tri humbje në grupin e 5-të të kualifikimeve për Kampionatin Evropian, e cila bie në pozitën e katërt me 6 pikë, kurse Izraeli U-21 ngjitet në vend të tretë me 7 sosh por ka një takim me pak.

Kosova U21 shënon humbje të thellë ndaj Izraelit

Plakushchenko ka shënuar edhe golin e katërt për skuadrën musafire në minutën e 2-të shtesë, duke mbyllur edhe takimin me këtë rezultat.

Dasa (Israel) ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Kosovës në minutën e 58'.

Ka filluar pjesa e dytë e takimit Kosovë - Izrael, skuadra e jonë përfaqësuese ndodhet me dy gola në disavantazh ndaj musafirëve.

Pjesa e parë: Kosova - Izraeli 0 - 2

Kosova dhe Izraeli gjenden në grupin 5, ku përfaqësuesja jonë ka gjashtë pikë, ndërsa mysafirët katër.

Në minutën e 15të Kosova pëson gol duke u gjendur në disavantazh. Nachmias shënon për mysafirët për të zhbllokuar rezultatin.

 Në minutën e 44 ishte Weissman futbollisti që shënoi golin e dytë për Izraelin, duke vendosur rezultatin 0 me 2 në favorin e Izraelit kur skuadrat shkuan në pushim.

Pas 15 minutave fillon pjesa e dytë, ku 45 minutat e ardhshëm do të na sjellin rezultatin përfundimtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat