“Për mua, më mirë Neymarin”

Futboll

“Për mua, më mirë Neymarin”

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 12:19
Neymar dhe Alba duke festuar një gol te Barcelona (Getty Images)

Largimi i verës së Neymarit në Paris Saint-Germain mund të ketë qenë një goditje për shumicën e lojtarëve dhe stafit në Barcelonë, por për Jordi Albin që luan si mbrojtës i majtë, ai ka hapur më shumë hapësirë në anën e tij të fushës.

Neymar u larguar gjatë verës drejt Paris Saint-Germain në një lëvizje befasuese për gjigantët katalunas, duke thyer rekordin botëror të transferimeve me 222 milionë euro.

Por, largimi i yllit brazilian nuk e zemëron aspak mbrojtësi Jordi Alba, i cili ka theksuar se për të më mirë është pa Neymarin pasi po mund të luaj më shlirë edhe në sulm.

“Unë tani kam më shumë hapësirë për të luajtur dhe, sinqerisht, është shumë më mirë për mua [pa Neymarin]”, ka thënë fillimisht Alba në një intervistë për Mundo Deportivo.

Pavarësisht avantazheve personale të lëvizjes së brazilianit në PSG, Alba e pranoi se humbja e 25-vjeçari ishte e turpshme.

“Ai është një lojtar i madh, i cili vendosi të largohet për shkak të rrethanave, ndjenjave apo mendimeve të tij”, vazhdoi spanjolli.

“Megjithatë, shumë më tepër njerëz që mund të bëjnë punë të madhe kanë qëndruar dhe jam i lumtur me ata që janë këtu”, përfundoi mbrojtësi i Barçës.

Tashmë këtë sezon Jordi Alba ka pesë asistime në LaLiga në emrin e tij, duke treguar rëndësinë e tij në sulm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat