Dybala sqaron gojët e liga

Futboll

Dybala sqaron gojët e liga

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 15:45
Dybala

Një intervistë për të shuar të gjitha polemikat që kanë lindur në Argentinë, pas disa fjalëve të Dybalas rreth mundësisë për të luajtur në krah të Lyonel Messit. 

“Në të njëjtën intervistë jam shprehur që është kënaqësi e madhe të luash përkrah Messit, sepse prej tij mund të mësosh shumë gjëra. Fjalët e mia janë interpretuar keq, për të tërhequr sa më shumë vëmendjen. Leo është shembulli im, oponioni im për të është ekstremisht pozitiv.”

“Në atë konferencë, 18 nga 20 pyetjet ishin për Leon dhe gjithmonë u shpreha me fjalë të mira për të, duke shpjeguar sesa është e rëndësishme ishte figura e tij për të gjithë grupin. Sapo erdha në grumbullim shkova ta takoja për t’i shpjeguar se…, por ai më priti duke qeshur dhe më tha se gjithcka është e qartë dhe nuk kisha cfarë të sqaroja me të. Unë Messi i ri? Dua të jem vetvetja, të fitoj trofetë e mi, me gjithë respektin që kam për Leon. Edhe Messin e kanë krahasuar me Maradonën.”

"Njerëzit e duan “EL Pipitan. Jep gjithmonë 100% në fushë dhe nuk ka cfarë të tregojë më shumë. Ai po punon shumë dhe ëndërron pjesëmarrjen në Botëror."tha ai pwr mos grumbullimin e Higuainit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat