Coutinho i kërkon Liverpoolit që mos ta shes te kjo skuadër

Futboll

Coutinho i kërkon Liverpoolit që mos ta shes te kjo skuadër

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 17:22
Philippe Coutinho

Konkurrenca për Coutinho tani është bërë më e fortë, me PSG-në që ka hyrë në garë.

Philippe Coutinho nuk dëshiron të transferohet në Francë te skuadra e Paris Saint Germain.

Asi brazilian i ka kërkuar Liverpoolit që të refuzojë çfarëdo oferte që mund të vijë nga PSG, për të mbajtur gjallë shpresat për kalim në ‘Camp Nou’, te Barcelona.

25 vjeçari ishte synim i Barcelonës gjatë afatit kalimtar veror, me një ofertë prej 114 milionë funte që i kishin ofruar Liverpoolit.

‘The Reds’ vazhdojnë të qëndrojnë pas asaj që Coutinho nuk është për shitje, por në Spanjë ka raportime se Barcelona e ka bërë gati një ofertë prej 106 milionë funte për afatin kalimtar të janarit.

Konkurrenca për Coutinho tani është bërë më e fortë, me PSG-në që ka hyrë në garë.

Por sipas ‘Sport’, Coutinho i ka kërkuar Liverpoolit që të refuzojë ofertat e PSG-së, dhe të shikojë në drejtim të katalanëve te Barcelonës, ky edhe braziliani ëndërron të luajë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat