Italia rrezikon Botërorin, Buffon kundër Venturas

Futboll

Italia rrezikon Botërorin, Buffon kundër Venturas

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 10:28
Giggi Buffon

Giggi Buffon ka dalë në kundërshtim me komentet e Giampiero Venturas, duke thënë “duhet t’i shmangemi deklaratave të qenit të pafat”.

Trajneri i Italisë, Giampiero Venturas, tha pas humbjes nga Suedia në “play-off” se merituan më shumë, por ishin të pafat.

Kjo fjalë nuk i pëlqeu kapitenit, Giggi Buffon, që kërkoi “t’i shmangemi deklaratave të qenit të pafat”.

“Humbëm, por duhet të shikojmë para, kemi edhe 90 minuta për të përmbysur dhe për ta kthyer në favor këtë situatë të komplikuar”, tha Buffon.

“Në San Siro janë shumë 90 minuta dhe duhet të japim më të mirën. Duhet t’i shmangemi fjalës ‘ishim të pafat’. Duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të japim më të mirën të hënën mbrëma që ta kthejmë në një natë festive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat