“Mourinho ishte më shumë se një baba për mua”

Futboll

“Mourinho ishte më shumë se një baba për mua”

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 22:02
Jose Mourinho

Julio Cesar, gjatë një interviste për ‘ESPN’, ka thënë se arritjet historike të Mourinhos në ‘San Siro’, nënkuptojnë se vendi i tij në zemrat e tifozëve të Interit, është i sigurt.

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, “ishte më shumë se një baba” për Julio Cesarin gjatë kohës së tij në Inter.

Portieri brazilian ishte lojtar kyç në suksesin e Mourinhos te Interi, kur në sezonin 2009/2010 fituan Ligën e Kampionëve, Serie A dhe Kupën e Italisë, para se trajneri portugez të kalonte te Real Madrid.

Julio Cesar, gjatë një interviste për ‘ESPN’, ka thënë se arritjet historike të Mourinhos në ‘San Siro’, nënkuptojnë se vendi i tij në zemrat e tifozëve të Interit, është i sigurt.

“Mourinho ishte më shumë se një baba për mua kur isha në Inter”, deklaroi fillimisht 38 vjeçari.

“Në vetëm dy vjet, Mourinho dhe stafi i tij na ndihmuan të fitonim gjithçka. Interi e kontraktoi Mourinhon për të fituar Ligën e Kampionëve”.

“Interi atë kohë kishte treguar sukses në Serie A, por Liga e Kampionëve ishte diçka më ndryshe, dhe klubi se kishte fituar atë për 45 vite, dhe ai e bëri brenda dy viteve. Ishte diçka historike”, ka vazhduar Cesar.

“Ai ekip i Interit dhe Mouriho do të mbesin gjithmonë në zemrat e tifotëve zikaltër”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat