Hazard i “dërgon” mesazh Contes për David Luizin

Futboll

Hazard i “dërgon” mesazh Contes për David Luizin

Më: 11 nëntor 2017 Në ora: 22:29
Ilustrim

Eden Hazard ka ritheksuar rëndësinë që ka David Luiz në skaudërn e Chelsea.

Mbrojtësi brazilian nuk u ftua fare nga trajneri Antonio Conte në derbin ndaj Manchester United, që Chelsea e fitoi 1:0 me golin e Alvaro Moratas.

Ishte Andreas Christensen që mori vendin e titullarit të tij, ndërsa më keq u bën gjërat kur Ethan Ampadu i zuri edhe vendin në stol.

Conte fillimisht këmbënguli se vendimi ishte thjeshtë taktik, por çuditërisht pas ndehsjes me United deklaroi se nuk e dinte nëse Luiz e ka ende të ardhmen në skaudër, dhe e sfidoi atë që të punojë më shumë për të fituar vendin e tij.

Por, duket se rëndësinë e David Luiz te Chelsea, më shumë po e di Eden Hazard.

I pyetur se cili lojtar ishte shakaxhiu më i madh te Chelsea për ‘Soccer Am’, ai u përgjigj:” Luiz, foshnja, gjithmonë qesh, ai është në humur të mirë gjithonë. Është mirë të kesh në skaudër lojtar sikruse ai”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat