Sezoni nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme për Juventusin, por trajneri Allegri ka ende kohë për të ndryshuar fytyrën e ekipit kampion të Italisë dhe për këtë arsye ka gati skemën e re për të rikthyer bardhezinjtë aty ku i takon.
Kjo konfirmohet edhe nga ndryshimet që ai ka bërë vitet e fundit me skemën e lojës, duke kaluar nga 3-5-2, në 4-3-1-2, 4-2-3-1 dhe në fund 4-3-3. Por tashmë është koha për një skemë të re, që do të vërë më shumë në pah karakteristikat e lojtarëve aktuale dhe duke patur një Juventus më agresiv në fushë.
Skema e re që trajneri Max Allegri ka gati është ajo 3-4-3, duke patur një ekip më agresiv përpara, duke parë potencialin e repartit të avancuar. Kjo skemë (3-4-3) duket se i jep ekuilibrat e duhur skuadrës, si në repartin e mbrojtës ashtu dhe atë sulmues, duke u dhënë mundësi lojtarëve të japin maksimumin në fushë.
Mbrojtja me 4 lojtarë këtë sezon ka qenë një eksperiment i dështuar, pasi shpesh Juventus ka pësuar gola dhe nuk ka mundur të fitojë, sidomos pas largimit të Bonucci. Me skemën e re, Juventusi duket më i “mbrojtur” nga mesfushorët, që kanë mundësi të kthehen pas e të ndihmojnë mbrojtjen.