Arsenal i qet çmimin Ozil-it

Futboll

Arsenal i qet çmimin Ozil-it

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 13:05
Mesut Ozil

Arsenal do të jetë i gatshëm për ta shitur mesfushorin Mesut Ozil.

Por kjo do të ndodhte vetëm atëherë kur klubi i parë i interesuar për të, të paguante 30 milionë funta, shkruan DailyStar.

Topçinjtë kanë pasur telashe me gjermanin sa i përket kontratës së re andaj janë gati që ta japin, para se të ikë si agjent i lirë.

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho ka shfaqur interesim për Ozil, kështu që ka gjasë që ata të ribashkohen edhe një herë, sikur sa ishin në Real Madrid.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat