Milani përpiqet të marr kredi diku tjetër për të shlyer borxhin ndaj fondit Elliot

Futboll

Milani përpiqet të marr kredi diku tjetër për të shlyer borxhin ndaj fondit Elliot

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 14:36
Që nga shitja e klubit të madh italian, çdo ditë e më shumë ka pasur spekulime mbi situatën financiare të Milanit.

Milani mund të marr hua nga banka tjera për të ri-financuar borxhin ndaj Elliott Management dhe për të kaluar kohën e kthimit në pesë vjet në vend të një viti.

Që nga shitja e klubit të madh italian, çdo ditë e më shumë ka pasur spekulime mbi situatën financiare të Milanit.

Ka pasur shumë spekulime mbi statusin e vërtetë financiar të klubit pasi Presidenti Silvio Berlusconi shiti Milanin tek investitori kinez Yonghong Li.

Ai përfundoi blerjen vetëm në muajin prill me ndihmën e një kredie prej 303 milionë eurosh nga Elliott Management, një fond amerikan që specializohet në blerjen e aseteve të bizneseve në telashe.

Skenari më i keq do të ishte nëse Milani nuk është në gjendje të paguajë kredinë deri në tetor të vitit 2018, klubi do të merret nga fondi Elliott.

Sipas gazetës italiane La Gazzetta dello Sport, ka një alternativë të re, pasi kuqezinjtë kanë regjistruar BGB Weston me detyrën e ri-financimit të borxhit dhe gjetjen e investitorëve të rinj.

Plani është që të shlyejë kredinë e Elliottit në fillim dhe të shpërndajë pagesat e mbetura gjatë pesë vjetëve në vend të një viti.

Do të ishte një hua e ngjashme me interes të lartë, por me më shumë kohë për të mbuluar shpenzimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat