Cana tregon pse e goditi tifozin serb

Futboll

Cana tregon pse e goditi tifozin serb

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 14:44
Lorik Cana

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana ka qenë mysafir i Ermal Mamaqit në emisionin e tij, Xing me Ermalin, ku mes tjerash është pyetur edhe në lidhje me incidentet që ndodhën gjatë ndeshjes kundër Serbisë në Beograd të vitit 2014

Pyetjes nëse ishte penduar ish-kapiteni i kombëtares kuqezi për goditjen që i bëri njërit prej tifozëve serbë që kishin hyrë në fushë, iu përgjigj me shaka, duke thënë se ishte një keqkuptim.

“Njerëzit e kanë keqkuptuar, unë nuk e kisha me serbin, e kisha parë që mi kishte vjedhur dhëmbët e arit që ishin të mitë dhe doja t’i marr mbrapsht”, ka thënë me shaka Cana.

Ndeshja Serbi-Shqipëri ishte e vlefshme për kualifikimet për ‘Euro 2016’ që u zhvillua më 14 tetor 2014 në stadiumin e Partizanit në Beograd.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat