Real Madridi ka ndarë 450 milionë euro për ta kthyer Neymarin në La Liga

Futboll

Real Madridi ka ndarë 450 milionë euro për ta kthyer Neymarin në La Liga

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 17:49
Ylli brazilian, Neymar

Ylli brazilian, Neymar mund ta thyejë përsëri rekordin botëror të transferimeve, pasi lëvizja e tij te Real Madridi mendohet të peshoj plot 450 milionë euro.

Neymar u bashkua me Paris Saint-Germain në një rekord botëror këtë verë prej plot 222 milionë eurove, sa ishte edhe klauzola e tij e largimit.

Por, sipas mediumit britanik The Mirror, superylli brazilian mund të vendos për një transferim tjetër rekord botëror në verën e ardhshme, pasi nuk është i kënaqur me jetën në Paris.

Ky transferim i tij do të jetë me vlerë prej 450 milionë eurosh dhe do të thyejë rekordin që u vendos nga lëvizja e tij në PSG verën e kaluar.

Klubi i gatshëm për të blerë Neymarin nuk është askush tjetër përveç rivalit të urryer të Barcelonës, Real Madridi.

Los Blancos kanë lënë mënjanë 200 milionë euro për të nënshkruar me ish-sulmuesin e gjigantit katalunas.

Sipas burimeve të gazetës Marca, klubi mbretëror kanë vendosur të nënshkruajnë vetëm lojtarët më të mirë në botë dhe Neymar është i pari në këtë listë.

Marrëveshja e Neymarit do të jetë me vlerë 450 milionë euro, që përfshin çmimin e transferimit dhe pagat e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat