Pa gola në Piraeus, Kroacia kualifikohet në Kampionatin Botëror

Futboll

Pa gola në Piraeus, Kroacia kualifikohet në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 22:37
Foto nga ndeshja

Pas kombëtares së Zvicrës edhe Kroacia përmes play-off-it siguroi kualifikimin për në Kampionatin Botëror - "Rusia 2018" në futboll.  Greqi - Kroaci përfundoi pa gola (0:0), gjithashtu edhe me pak raste shënimi.

Ndeshja është zhvilluar në stadiumin "Georgios Karaiskakis" në Piraeus, në një atmosferë të mirë, por sulmuesit nuk ishin të shkathët. Kroacia duke iu falënderuar fitores në Zagreb më rezultat 4:1 siguroi kualifikimin. Kroatët luajtën me komoditet për shkak të rezultatit të sfidës së parë e cila ishte një epërsi e madhe dhe pa asnjë presion u shfaqën në fushë për dallim nga rivali.

Grekët dominuan por jo edhe të krijojnë shumë raste, që duhet veçuar në minutën e 58-të, kur Mitroglou gjuajti nga distanca për disa centimetra jashtë portës.

Në minutën e 86-të ka qenë tentimi i parë në drejtim të portës kroate, kur Tachtsidis nga afërsia goditi bukur, por portieri Subashiç nuk befasohet. Kroacia kualifikohet për në Kampionatin Botëror që mbahet në qershor e korrik të vitit të ardhshëm në Rusi, kurse Greqia eliminohet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat