Roshi u “dogj” për një ndeshje

Futboll

Roshi u “dogj” për një ndeshje

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 10:59

Se cili është kapiteni i Kombëtares shqiptare, këtë e dimë të gjithë: Ansi Agolli. Por, kur mungon ai kush e mban shiritin? Në këtë moment gjërat fillojnë të vështirësohen dhe të bëhen të padeshifrueshme. Trajneri Cristian Panucci ka thënë në konferencën e tij të parë si trajner i Kombëtares se shiritin do ta mbajë lojtari që ka më shumë ndeshje me Shqipërinë.

Logjika është shumë e drejtë, sepse kështu ndodh thuajse në të gjitha skuadrat. Por, kjo logjikë nuk është ndjekur gjithmonë. Në ndeshjen e luajtur në Strumicë të Maqedonisë, në momentin që Agolli u largua nga fusha e lojës, shiritin ia la Mavrajt duke komunikuar pas ndeshjes se ishte një vendim i marrë nga të gjithë.

Mirëpo, ditën e djeshme, në konferencën për shtyp doli përpara mediave trajneri dhe kapiteni i Kombëtares Etrit Berisha, ashtu siç u njoftua nga zyra për shtyp e FSHF-së. Në fakt, lojtari me më shumë prezenca nga ata që pritet të luajnë është Berisha (47), i cili “djeg” Roshin me 1 ndeshje. Për t’u kuptuar, nuk kemi asgjë me Berishën si zv/kapiten i Kombëtares, por rregullat duhet të jenë më të qarta për të mos krijuar konfuzion.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat