Xhaka i mllefosur me publikun helvet, gjithë skuadra solidarizohet me Seferovic

Futboll

Xhaka i mllefosur me publikun helvet, gjithë skuadra solidarizohet me Seferovic

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 13 nëntor 2017 Në ora: 12:31
Granit Xhaka

Haris Seferovic nuk ka mundur të shfrytëzojë shance të pastra për gol. Për fishkëllimat e publikut, kolegët e përfaqësueses helvete kanë fjali konkrete, shkruan fillimisht “20min”.

Është e dhimbshme dhe emocionale që përfundimi i mirë i duelit kundër Irlandës së Veriut, që i dha kualifikimin e katër radhazi helvetë për në KB, të tematizohet dhe diskutohet aq shumë. Gjatë zëvendësimit të sulmuesit Seferovic në minutën e 86, u dëgjuan fishkëllima të shumta nga publiku. Një largim të tillë nuk e meritonte ai. Një largim të tillë nuk e meritonte asnjë lojtar.

“Nuk është e thjeshtë, pas një kualifikimi të shpërblehesh me fishkëllima të tilla,” thotë kapiteni i skuadrës Stephan Lichtsteiner, i cili përqafoi Seferovicin gjatë largimit. Gjatë këtyre momenteve sulmuesit ju vërejtën lotët. “Uroj që ndaj tij të ketë më shumë respekt.”

Xhaka i zhgënjyer dhe i mllefosur

“Kjo na dhemb shumë dhe Harisi e mori përnjëmend. Ne kërkonim të festonim me atë, por ne duhet ta ngushëllonim atë,” tha Granit Xhaka,  që sëbashku me skuadrën shqetësoheshin për dhimbjen e Seferevicit. Tregon për unifikimin e kësaj Kombëtareje.  I lënduari Josip Drmic nga Gladbach, Johan Djourou me tren nga Gjeneva dhe François Moubandje erdhën posaçërisht drejt Bazelit. Ata dhe Xhaka u zhgënjyen tepër nga reagimet e publikut në Bazel. “Dhe mua më bën kjo të mllefosur,” tha sinqerisht Xhaka. “Unë jam tip i sinqertë dhe flas direkt. U dua tifozët e mi. I kam përjetuar në Bazel, Gladbach dhe tani në Arsenal, por një veprim të tillë nuk kisha përjetuar. Nuk e kuptoj! Ne jemi pranë kualifikimit dhe ndokush fishkëllen? Duhet të kemi më shumë respekt, pasi ndryshe nuk i shërbejmë Kombëtares,” tha regjisori i futbollit helvet.

Mbështetja ishte e dobët

“Deri të dielën mbështetja ishte potente, por kundër Irlandës së Veriut ishte e dobët,” tha në fund Xhaka, duke shpresuar në përmirësimin e sjelljes së tifozëve.

Fjali të qarta ka edhe lojtari që zëvendësoi Seferovicin, Breel Embolo: “Jam pafjalë dhe nuk mund ta merrja seriozisht.” Kurse portieri Yann Sommer tha se ai i ka shërbyer shumë Kombëtares dhe se fishkëllimat ishin tërësisht të “pakuptueshme” dhe tepër të “turpshme”.

Në lidhje me fishkëllimet ka folur edhe Xherdan Shaqiri, që padyshim nuk ka mbështetur publikun, por ka shtuar se “ne jemi profesionalë dhe duhet të veprojmë në mënyrë profesionale.” Pas kualifikimit një gjë e tillë është irelevante.

Golashënuesi më i mirë në fazën e kualifikimeve, meritonte një respekt më të madh gjatë zëvendësimit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat