Miqësorja Francë - Gjermani që do të kalojë dimensionet e sportit

Futboll

Miqësorja Francë - Gjermani që do të kalojë dimensionet e sportit

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 15:30
Ilustrim

Francë-Gjermani nuk është vetëm një ndeshje miqësore. Jo vetëm një ndeshje prestigji për dy ekipe që kanë prenotuar vendin e tyre në Botërorin, Rusi 2018. 

Francë-Gjermani, këtë herë shoqërohet edhe më një mesazhpolitik, një mesazh paqeje, për t’i dëshmuar të gjithëve se liria nuk tronditet dhe as nuk dorëzohet përpara terrorizmit. Nëser të dyja këto ekipe do të shkelin arenën e “Stade de France” plot dy vjet pas atentateve të 13 nëntorit, që sollën dhunën dhe makabritetin në bulevardin e Parisit pikërisht kur në fushë luhej Francë-Gjermani. Kjo ndeshje tashmë merr nje tjetër simbolikë, atë të lirisë edhe pse siç mund të parashikohet masat e sigurisë do të jenë në nivelin më të lartë. 

Në fushë këtë të martë do të zbresin shumë prej lojtarëve që dëshmuan sulmet terroriste të 13 nëntorit 2015. Mes tyre do të jenë Griezmann, Matuidi dhe Rafael Varane. Pjesa me e madhe e lojtarëvë vijnë më një përjetim personal të asaj nate dhune me orë të gjata ankthi për të mësuar nëse të afërmit e tyre kishin qënë apo jo në mesin e të humburve. 

Këtë vit në stadium do të jetë edhe presidenti Macron, ndaj shërbimet sekrete dhe policia po bashkëpunojnë për të siguruar një mbarëvajtje optimale të takimit, gjithashtu është parashikuar të mbahet një minutë heshtje në nder të 113 viktimave në takimin në simbol të lirisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat