Shqipëria spektakolare, heshti Turqinë!

Futboll

Shqipëria spektakolare, heshti Turqinë!

Nga: Kemajl Goca Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 19:03
Armando Sadiku

Kombëtarja e Shqipërisë shënoi fitore me rezultat 3:2 kundër Turqisë, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Antalya Arena" në Antalya. Dy golat e Armando Sadikut dhe një i Eros Grezdës i dhuruan fitore të madhe Shqipërisë në ndeshjen miqësore. Shqipëria edhe pse me një futbollist me pak nga minuta e 41-të kur u përjashtua Ledian Memushaj, megjithatë me sukses luajtën dhe shënuan fitore, që do të jetë shumë e rëndësishme për të përmirësuar renditjen e përgjithshme në FIFA.

Plot pesë gola dhe secili më i bukur se tjetri, por Shqipëria u tregua spektakolare dhe heshti Turqinë. Në minutën e 18-të, Tosun provon me një goditje të fuqishme brenda zonës, ndërhyn Etrit Berisha. Një pritje e shkëlqyer. Mbrojtja e Shqipërisë u tregua e pakujdesshme, kur Tosun del në pozitë shumë të mirë, por gjuajtja e tij devijohet nga Berisha në korrne pikërisht në minutën e 22-të. Në minutën e 24-të, një veprim shkollorë i Odise Roshit i cili depërtoi nga krahu dhe për mrekulli asistoi deri të sulmuesi Armando Sadiku që ishte i pambuluar, që nga rreth 7-8 metra me goditje të fortë e la të shtangur portierin Babacan, 0:1.

Në minutën e 39-të, Roshi më zhdërvjelltësinë e tij brenda 16-shit, nga krahu harkoi kur sulmuesi Armando Sadiku me mjeshtri nga afërsia goditi me kokë dhe tundi portën e portierit Babacan, 0:2. Shqipëria mbetet me një futbollist me pak në minutën e 41-të, Ledian Memushaj për shkak të një ndërhyrje ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë përkatësisht të kuqin. Pas dy minutave që filloi pjesa e dytë, Under ngushton diferencën për vendasit pas një asistimit të Tosun nga krahu i majtë, mesfushori turk godet saktë shumë pranë vijës fatale duke dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 53-të, një tjetër mundësi shënimi për Turqinë. Tosun provon me një gjuajtje të bukur, por Berisha kundërpërgjigjet mjaft mirë duke grushtuar topin.


Eros Grezda ngriti epërsinë në 1:3 pikërisht në minutën e 55-të. Pas pesë minutave (60')Tosun lë një top në zonë për të sapofuturin Akbaba, i cili me një goditje me të majtën mposhtë portierin Berisha duke ngushtuar diferencën, 2:3. Shqipëria e Cristian Panuccit tregoi paraqitje jashtëzakonisht të shkëlqyeshme dhe u kthye ballëlart nga Antalya, duke e mundur një Turqi të favorizuar.
Turqia-Shqipëria    2:3
Stadiumi "Antalya Arena" në Antalya.
Gjyqtar: K. Kabakov (Bullgaria).
Shikues: 8.000.
Shënues: Under (47'), Akbaba (60') - Sadiku (24' e 39'), Grezda (55').
Kartonat e verdhë:Aziz, Tufan, Soyuncu-Memushaj.
Karton i kuq: Memushaj (pas dy të verdhëve).
Turqia: Babacan, Yardimci (Tufan 46'), Aziz (Demirok 46'), Soyuncu, Turan (Koybasi 46'), Yukuslu, Ozyakup, Calhanoglu (Yazici 75'), Under (Unal 71'), Karaman (Akbaba 66') dhe Tosun.
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Mavraj, Veseli, Lenjani (Ajeti 66'), Lilaj (Lila 87'), Xhaka, Memushaj, Roshi (Qaka 66'), Grezda (Ajdareviq 82'), Sadiku (Aliji 66').

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat