Heroi i golit të fitores, Besar Halimi, ja dedikon fitoren gjithë Kosovës

Futboll

Heroi i golit të fitores, Besar Halimi, ja dedikon fitoren gjithë Kosovës

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 22:33
Besar Halimi

Realizatori i golit të fitores ndaj Letonisë, Besar Halimi, ja ka dedikuar këtë fitore të gjitëh shqiptarëve të Kosovës.

Futbollisti ishte i saktë kur u gjend në zonë pas një topi të kthyer nga goditja e Muriqit.

Ai realizoi me një goditje të fuqishme në portën e letonezëve, duke siguruar fitoren prej 4-3 pas përmbysjes në rezultat.

“Poo, faleminderit vendlindja ime, fitorja është për gjithë ju”, ka shkruar Halimi në rrjetin social Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat