Gianpiero Ventura dorëhiqet nga posti i trajnerit të Italisë

Futboll

Gianpiero Ventura dorëhiqet nga posti i trajnerit të Italisë

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 00:14
Giampiero Ventura

Giampiero Ventura nuk është më trajner i Kombëtares së Italisë.

69 vjeçari ka vendosur të jap dorëheqje pas dështimit për t’u kualifikuar për Kampionatin Botëror të vitit 2018.

Italia dështoi të siguroi një vend në botërorin e Rusisë, duke barazuar 0-0 me Suedinë në ndeshjen e kthimit të ‘Play Off’, teksa ndeshjen e parë në Stokohlm e ka humbur 1:0.

Menjëherë pas dështimit më të madh të futbollit italian viteve të fundit, Ventura ka dhënë dorëheqje.

Lajmi është bërë i ditur nga mediet kryesore italiane.

Hera e fundit që Italia ka dështuar të marrë pjesë në Kampionatin Botëror, ishte viti 1958, në Suedi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat