Shqipëria fitoi ndaj Turqisë, Ramadani ja merr këngës së “Skifterave”

Futboll

Shqipëria fitoi ndaj Turqisë, Ramadani ja merr këngës së “Skifterave”

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 09:33
Ylber Ramadani

Pas fitores me rezultatin 2-3, në Antalia të Turqisë, futbollistët shqiptarë kanë filluar të festojnë e gëzojnë, në darkën menjëherë pas ndeshjes.

Siç e do tradita, të gjitha “prurjet” e reja në Kombëtare, ia marrin këngës. Këtë herë ishte radha e Ylber Ramadanit, dhe mjekut të ri, Ardi Qosja. Mesfushori këndoi këngën më të re të Klajdi Harunit dhe Bes Kallakut, “Skifterat”.

Ndërsa, Ardi Qosja, mjeku i ri i Kombëtares, zgjodhi një këngë korçare për të kënduar, e titulluar “Në moshën e dashurisë”. Për më tepër ndiqni videot.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat