Ibrahimoviç: Ne jemi Zweden

Futboll

Ibrahimoviç: Ne jemi Zweden

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 10:52
Ilustrim

Trajneri i Suedisë Janne Andersson është treguar i prerë ndaj spekulimeve të medias për një rikthim të mundshëm të Zlatan Ibrahimoviç në kombëtare. Suedia arriti të kualifikohet në “Rusi 2018” pas mundi minimalisht Italinë në play-off me rezultatin e vendosur që në ndeshjen e vajtjes 1:0.

“Ne jemi Zweden”, ka shkruar shtatlarti suedez në adresën e tij në Twitter duke ngjallur dyshime se mund të rikthehet në kombëtare.

Por trajneri Andersson i pyetur nga gazetarët mbi një rikthim të mundshëm të Ibra-s është shfaqur nervoz. “Kjo është e pabesueshme! Ky lojtar ka vendosur të mos luajë me Suedinë një vit e gjysmë më e parë dhe ne vazhdojmë të flasim për të. Ne duhet të flasi për lojtarët e shkëlqyer që kemi në këtë skuadër. Ajo që dua të them është se pas këtij “play-off”-i ne kemi shumë heronj këtë mbrëmje. Jam pak i prekur, por shumë i lumtur nga ky rezultat. Kur Ibra ishte këtu ne luanim një stil tjetër futbolli. Ai është një kampion i madh, por ne duhet të përshtatemi dhe të ecim përpara”, përfundoi trajneri i Suedisë, shkruan telesport.

Sulmuesi i Manchester United është tërhequr nga Suedia pas “Euro 2016” duke regjistruar 62 gola në 116 ndeshje me fanellën e kombëtares nordike. 36-vjeçari nuk ka zbritur në fushë që nga prilli i këtij viti për shkak të dëmtimit të pësuar në ndeshjen me Anderlecht për Europa League 1016/17, trofe i fituar nga Man.United.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat