Ibrahimi: Koznikun e pyeta për një gjë!

Futboll

Ibrahimi: Koznikun e pyeta për një gjë!

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 13:09
Ardian Kozniku, Reshat Ibrahimi dhe Davor Shuker

Kroacia është kualifikuar në Kampionatin Botëror.  Kroacia është mëtues për ta fituar edhe Botërorin në bazë të lojtarëve që ka. Gazetari shqiptar nga Maqedonia, Reshat Ibrahimi, e ka pyetur ish futbollistin e mirënjohur, Ardian Koznikun, në lidhje për Davor Shukerin, po ashtu ish futbollist i mirënjohur dhe tani kryetar i Federatës së Futbollit Kroat. “Me dy legjendat e futbollit, Ardian Kozniku dhe Davor Shuker, president i Federatës se futbollit kroat. 
Gjate një bisede telefonike me Ardin e pyeta, nëse ia ka uruar kualifikimin ne botëror Shukerit, me tha: “Po, Reshat, edhe atë që në ndeshjen e parë në Maksimir, kur i fituan greket 4:1. Kroacia ka skuadër fantastike, mund të shkoje larg në Boteror!.  ‘U gëzova edhe për fitoren e Shqipërisë dhe të Kosovës! Ju lumtë”, me tha njeriu qe ka fituar medaljen e bronztë me Kroacinë në botërorin Franca ’98”, tregon Ibrahimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat