Hafizi: Roshi më i miri, Memushajt nuk i falet

Futboll

Hafizi: Roshi më i miri, Memushajt nuk i falet

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 13:36
Hafizi

Ish-trajneri i Kombëtares nuk i ka fshehur elozhet për lojën e kuqezinjve dhe mënyrën si u arrit fitorja. Astrit Hafizi, në daljen e tij për “Super Sport” pas ndeshjes, ka deklaruar se Shqipëria tregoi qartësi në ato pak herë që doli në sulm. Mirëpo, gjatë fjalës së tij, ishtrajneri i përfaqësueses, i cili ka arritur fitoren e thellë 1:4 në Turqi, në krye të kuqezinjve, në vitin 1998, ka nënvizuar pasigurinë në mbrojtje.

“Kishte gjëra shumë pozitive për ne. Në ndeshje të tilla miqësore kemi mundësi të verifikojmë formën e lojtarëve, të cilët duan të tregojnë sa vlejnë në këtë fund të edicionit me Kombëtaren dhe të bindin trajnerin që janë të vlefshëm. Ishte një ndeshje shumë e mirë dhe deri në momentin kur doli Memushaj me karton të kuq, ishim shumë të saktë.

U mbrojtëm shumë mirë, nuk sulmuam shumë, por shfrytëzuam mirë hapësirat dhe paqartësitë e mbrojtjes turke, me Roshin që ishte perfekt, ashtu si Sadiku. Dalja e Memushajt na tronditi, por më pas patëm forcë për të shënuar sërish, falë hapësirave të krijuara”, tha Hafizi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat