Mbledhje urgjente, Mircea Lucescu drejt shkarkimit pas humbjes me Shqipërinë

Futboll

Mbledhje urgjente, Mircea Lucescu drejt shkarkimit pas humbjes me Shqipërinë

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 14:48
Pamje nga ndeshja

Trajneri i Turqisë Mircea Lucescu është në prag të shkarkimit nga drejtimi i skuadrës pas humbjes kundër Shqipërisë.

Mediat turke raportojnë për një takim urgjent të thirrur nga kreu i Federatës Turke të Futbollit, Yildirim Demirören me trajnerin dhe pjestar të tjerë të ekipit për të folur mbi situatën e krijuar.
Turqia ka fituar vetëm një ndeshje nga gjashtë të luajtura dhe duket se poshtërimi në shtëpi nga skuadra shqiptare edhe pse në miqësore ishte pika e fundit e ujit që ka mbushur kupën për Mircea Lucescun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat